Sela: Arbër Xhaferi për ne është ende gjallë

Shkruan: Ziadin Sela, kryetar i ASH-së

– Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë. – Arbën Xhaferi

Sot mbushet një dekadë nga mungesa fizike e dijetarit, mjeshtrit të politikës, frymëzuesit të shumë brezave, liderit që na udhëhoqi në kohërat më të vështira dhe më vendimtare, Arbën Xhaferi.
E kujtoj pikërisht me një nga xhevahirët e tij filozofik, për të dëshmuar si porositë e tij, mendësia dhe fryma janë ende gjallë. Madje sot, thëniet e Arbën Xhaferit janë edhe më aktuale se në kohën kur jetoi dhe kur i tha. Si një vizionar, para dhjetë viteve na rikujtoi për rëndësinë e lirisë e cila na mungon shumë vaçanërisht sot, për rëndësinë e demokracisë e cila thuajse nuk ekziston. E gjithë kjo tanimë jo vetëm për fajin e të tjerëve, por për shkak të atyre që erdhën në emër të lirisë kombëtare dhe na vodhën e ngulfatën atë me një formë ndryshe.
E gjithë kjo konfirmon se përse ai për ne ende është gjallë, ai për ne ende është frymëzim, ai për ne ende është filozofi dhe pse ne ende ndjekim Rrugën e Arbërit!