Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek.
“Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thonte që prapë kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut. Me këto rezultate, Arben, po ta plotësojmë edhe këtë dëshirë. Kthehu tani në profesion”, deklaroi Sela.