Sela-Apasievit: Mësoje shqipen dhe kursin e çiftelisë

Lideri i ASh-së, Ziadin Sela ka komentuar deklaratën e deputetit të Levicës, Dimitar Apasievit për gjuhën shqipe pasi Qeveria miratoi dje Dekretin me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në shqip, transmeton TV21.

Sela këshillo Apasievin që të shkojë në kurs për të mësuar shqipen dhe çiftelinë.

“Apasievit a e dinë çfarë i bën mirë? Unë uroj që ai të zgjerojë horizontet e tija dhe është edukatë dhe kulturë të njohësh edhe gjuhët e huaja. Gjuha shqipe është e huaj për Apasievin, por nuk duhet të jetë gjuhë e urryer. Atij unë i sugjeroj që të nis një kurs për gjuhën shqipe, për ta folur gjuhën shqipe dhe bashkë me kursin e shqipes dhe ca leksione në çifteli dhe bashkë me Ali Ahmetin le t’ja krisin këngës”, tha Sela.