Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë në Himarë

Administratorët e dy bizneseve janë proceduar penalisht, pasi kishin vendosur 120 çadra dhe shezlongë pa leje përkatëse në plazhin e “Porto Palermo”, në Himarë të Shqipërisë.

Subjektet të cilët zunë hapësirën publike në plazh, ishin të paregjistruar në organet tatimore, ndaj policia ka sekuestruar çadrat dhe shezlongët.Shtetasit I. S., 32 vjeç dhe A. L., 47 vjeç do të procedohen për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./Euronews Albania.