Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë i informon qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit…

Sektori i punëve të brendshme Tetovë, informon qytetarët e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit, se vazhdon me aktivitete të përforcuara kontrolluese që kan të bëjnë me realizimin final, të dekreteve qeveritare, qëllimi i së cilës është pengimi i përhapjes së virusit korona.

Në këto aktivitete do të kontrollohet shfrytëzimi i mbrojtjes së fytyrës me maska nga ana e qytetarëve në vende publike, të tipit të hapur dhe të mbyllur.

Gjithashtu intensivisht do të kontrollohen, dhe respektimi i protokollit të punës nëpër objektet hotelerike si dhe objektet tjera publike, ndërsa në rajon ku është në fuqi ora policore do të kontrollohet sipas vendimit për lëvizje të kufizuar të qytetarëve.

SPB Tetovë, apelon qytetarët që tu përmbahen dekreteve dhe vendimeve të qeverisë, si dhe paralajmërimeve të shëndetsisë në vend.
Përndryshe SPB Tetovë i hudh si të pa vërteta informatat të plasuara në disa mediume se do të kryhen kontrolle nëpër shtëpi të cilat llogariten si spekulime dhe kryesisht të pavërteta dhe negative në Situatën në të cilën gjendemi.