Seksologu kosovar: “Edhe puthjet e se*ksi oral paraqesin rrezik të infektimit nga Lija e Majmunit”

Me shpërfaqjen e Lisë së Majmunit, Ministria e Shëndetësisë ka këshilluar “kufizimin e numrit të partnerëve se*ksual”. Këtë thirrje po e përshëndet se*ksologu kosovar, Hajrullah Fejza. Fejza tha se kjo është një thirrje e drejtë.

“Një thirrje e drejtë e në kuptim të zvogëlimit të mundësisë së infektimit”, tha ai. Seksologu thotë së duhet të ketë kujdes të shtuar por assesi abstenim nga aktiviteti se*ksual. Sipas tij mundësia e të infektuarit gjatë procesit të se*ksit është e lartë, duke përfshirë edhe puthjet e se*ksin oral.

“Duke pasur parasysh shifrat, studiuesit besojnë se virusi mund të përhapet përmes kontakteve sociale, aktivitetit se*ksual dhe kontaktit intim lëkurë me lëkurë”, ka thënë Fejza.
“Aktualisht po bëhen hulumtime për të parë nëse virusi mund të transmetohet edhe përmes spermës ose lëngjeve vaginale, por është e mundur që kontakti lëkurë me lëkurë mund të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar infeksion”, u shpreh ai.

“Meqenëse se*ksi kërkon kontakt të ngushtë, intim, person me person, është e mundur të infektohen nga lija e majmunit gjatë pjesëmarrjes në se*ks. Kjo përfshin puthjen dhe se*ksin oral”, thekson seksologu. Të shumta ishin raportimet se ky lloj infeksioni paraqitet më së shumit tek homose*ksualët, gjegjësisht përmes marrëdhënies imtime mashkull me mashkull. Edhe për këtë çështje seksologu Fejza dha sqarimin e tij.

“Studimet shkencore kanë gjetur se shumica e rasteve të infeksionit me Linë e Majmunit në Mbretërinë e Bashkuar, janë paraqitur kryesisht te meshkujt që bëjnë se*ks me meshkuj (MSM)”, deklaroi ai. Por sipas seksologut jo vetëm homose*ksualët por çdokush mund të infektohet nga kjo li.

“Duke pasur parasysh rrezikun e stigmës dhe përkeqësimit të diskriminimit, është e rëndësishme të pranohet se kjo është shpërthimi i parë i përhapur i lisë së majmunëve kryesisht në këtë popullacion por duhet potencuar gjithashtu se çdokush mund të sëmuret nga lija e majmunëve, jo vetëm MSM”, tha Fejza. Seksologu dha edhe disa këshilla se si duhet të ruhemi në mënyrë që të mos prekemi nga kjo sëmundje.

“Masat e kontrollit në këtë rast kanë të bëjnë me shtim të kujdesit në përzgjidhje të partnerit duke i njohur simptomat dhe shenjat e sëmundjes me qëllim të shmangies së aktivitetit se*ksual me partnerë potencialisht të infektuar dhe me partnerë të ri e të dyshimtë. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton abstenim nga aktiviteti se*ksual por vetëm shtim të kujdesit”, tha ai.

Deri tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar nga Lija e Majmunit. Teksa sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njoftoi se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera.

Ministria e Shëndetësisë është kujdesur që t’i mbajë informuar qytetarët për këtë sëmundje, duke dhënë disa këshilla:
• Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae;
• Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera;

• Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore;
• Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%;

• Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin;
• Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati;

• Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda;

• Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve;
• Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbledhë përsëri komitetin e saj të ekspertëve të lisë së majmunëve sot për të vendosur nëse përhapja aktuale përbën një emergjencë shëndetësore globale, alarmi më i lartë që mund shpallet. Një takim i dytë i komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin do të mbahet për të shqyrtuar provat mbi situatën në përkeqësim, me afro 14,000 raste të raportuara nga më shumë se 70 vende.

Një rritje e infeksioneve nga lija e majmunëve është raportuar që nga fillimi i majit jashtë vendeve të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ku sëmundja ka qenë prej kohësh endemike. Më 23 qershor, OBSH mblodhi një komitet urgjent ekspertësh për të vendosur nëse lija e majmunëve përbën një të ashtuquajtur Emergjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar (PHEIC) – niveli më i lartë i alarmit të agjencisë shëndetësore të OKB-së./GazetaInsajderi