Kombet e Bashkuara kanë nisur një investigim lidhur me një video të shpërndarë në rrjetet sociale në të cilën shihet qartë një makinë që mban logon UN (Kombet e Bashkuara) në një rrugë të ngarkuar me trafik në një qytet, ndërkohë që një grua e veshur me te kuqe dhe një burrë, të dy të ulur në pjesën e pasme të makinës përfshihen në një akt seksual. Ndërkohë që brenda mjetit ka edhe persona të tjerë.
Videoja mendohet se është filmuar në një nga rrugët kryesore në Tel Aviv.
OKB thotë se po heton incidentin dhe po identifikon personat në video, që dyshohet të jenë zyrtarë të OKB, që kanë paguar gruan për marrëdhënie seksuale.
Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, e përshkroi aktin në videon prej 18 sekondash si “të neveritshme”.
“Jemi të shokuar nga kjo video. Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB”, tha Dujarric.
OKB ka politika të rrepta mbi sjelljet seksuale nga anëtarët e stafit të saj.
https://twitter.com/Sotiridi1/status/1275940151534006277?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1275940151534006277%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fseks-ne-veturen-e-okbse-skandali-kaplon-organizaten-boterore%2F