Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ku po akuzohet nënkryetari i OVL-UÇK Nasim Haradinaj. Nasim Haradinaj aktualisht është duke u paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake në Hagë. Aktualisht sekretarja e seancës po lexon akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn si dhe arsyet e arr*estimit të tij.
“Sipas fletarrestimit, ekziston dyshimi i bazuar se Nasim Haradinaj mbajti tre konferenca për shtyp ku ai shpërndau informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike që kanë lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar përmendi disa dëshmitarë të mundshëm kjo sjellje përbën kër*cënim të rëndë ekziston dyshimi se Haradinaj është përgjegjës për kryerjen e veprës penale të hakmarrje…
Arrestimi i tij është i domosdosshëm se ekziston rrezik i arratisjes së tij dhe se ai mund të përsërisë këto vepra penale”, lexon sekretarja. Teksa, Haradinaj e ka dëgjuar me vëmendje dhe në fund ka buzëqeshur.
Pamje nga ky moment mund të ndiqni më poshtë.