Sekretari kumton akuzat kundër Thaçit: Këto janë krimet që Specialja pretendon se ish-presidenti i ka kryer

Ka nisur senaca e parë e paraqitjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, ku sipas këtij institucioni, ka dhjetë akuza të konfirmuara kundër tij. Sekretari gjatë seancës ka lexuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj ish-udhëheqësit politik të UÇK’së.

“Përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje krim kundër njerëzimit, ndalim arbitrat krim lufte, akte të tjera çnjerëzore krim kundër njerëzimit, trajtim mizor, torturë krim kundër njerëzimit, torturë krim lufte, vrasje, vrasje të paligjshme, dhe zhdukje me forcë e personave.”, ka thënë ai.

Sekretari tutje kumtoi për personat që pretendohet të jenë vrarë nga ish-presidentit Thaçi. “Ai dyshohet për vrasje të personave që nuk përkrahen UÇK’në dhe kishin lidhje me persona të Jugosllavisë, duke përfshirë edhe persona që kishin lidhje me LDK’në.”, u tha tutje.

Edhe në këtë seancë, UÇK është quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, në kuadër të së cilës Specialja pretendon se janë kryer krimet e lartëcekura.