“NATO është e gatshme të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, përgjatë viteve në vazhdim”.
Këtë e tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg, i cili paralajmëroi se duhet të përgatiteshin për një luftë të gjatë.
“Ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet për muaj e madje edhe vite”, tha Stoltenberg gjatë një takimi me të rinjtë në Bruksel. Shefi i NATO tha se aleatët po përgatiteshin ti furnizonin Kievin me armë të standardit të aleancës.
Bundestagu gjerman miratoi të enjten dërgimin e tankve në Ukrainë në një kthesë dramatike të politikës së Berlinit. Me herët, Stoltenberg tha se Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkoheshin aleancës shumë shpejt./A2CNN