Sekretari i BIK: Po manipulohet me Erdoganin, xhamia e Madhe është donacion i besimtarëve të Turqisë


Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu ka thënë se është duke u politizuar me çështjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Në një debat të tensionuar me të ftuarit në studion e Rubikon me Adritatik Kelmendin, Sadriu shtoi xhamia në Prishtinë është donacion i besimtarëve myslimanë në Turqi.

”Nuk është donacion i Qeverisë turke, ta keni të qartë. Ky është donacion i besimtarëve të Turqisë, të cilët për një tubim i kanë tubuar 50 milionë Euro. Siç kemi tubu ne për Shqipërinë ne për termet”.

”Është një projekt që po financohet nga qytetarët besimtarë”. Mos e politizoni. Është donacion i pastërt i besimtarëve islamë të Turqisë”.

Ai u shpreh se po manipulohet me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan pasi i njëjti hapi xhami edhe në Amerikë e Gjermani, njofton Klan Kosova.

”Po manipulohet me Erdoganin”.

”Është thënë se kjo është dorë e zgjatur e Erdoganit – nëse kjo është dorë e zgjatur e Erdoganit, atëherë Erdogani i bëri një hapje të madhe të Xhamisë në Amerikë, vitin e kaluar bëri hapje edhe në Gjermani”.