Sejdiu: Mustafa u betua tri herë në kokë të fëmijëve që nuk garon për kryetar të LDK’së, por garoi

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryetari aktual i LDK’së, Isa Mustafa, i është betuar Sejdiut në kokën e fëmijëve të vet, sa ky ishte kryetar i LDK’së, se nuk ka ambicje për kryetar të LDK’s.ë
“Isa Mustafa ka ardhur në zyrën time dhe është betuar tri herë në kokën e fëmijëve të vet se nuk ka ambicje të bëhet kryetar i LDK’së. Unë kam dashur ta besoj sepse jam marrë me punët e shtetit, jo me partinë”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, veprimet e Mustafës, Sejdiu i quajti therje pas shpine.
“Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu në Pressing.
“Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK’së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK’së”, shtoi Sejdiu.