Sejdini: Me fitoren sollët shpresën dhe gëzimin në familjet tona

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini përcjell urimet e tij drejtuar përfaqësueses A të Maqedonisë për kualifikimin në finalen e Ligës së Kombeve, si dhe përfaqësueses U21 të vendit për paraqitjen e shkëlqyeshme në eliminatoret për Europianin për të rinj.

Do të doja të përcjell urimet e mia të sinqerta dhe të përzemërta deri te gjithë ju, futbollistë, staf teknik dhe gjithë ata që dhanë kontribut për rezultatin e madh dhe mundësinë e përfaqësueses së Maqedonisë për të luajtur në finalen e Ligës së Kombëve për kualifikim në Kampionatin Europian, si dhe për fitoren e përfaqësueses U21 në eliminatoret për Kampionatin Europian për të rinjë. Përfaqësuesja A e vendit tregoi cilësi të madhe dhe kualifikimi në finalen e Ligës së Kombeve është dëshmi për punën e mirë që bëhet dhe talentin e kësaj gjenerate.

Me mund dhe sakrificë, me unitet dhe besim në veten tuaj gjithë vendit i keni sjellë vlerën më të madhe, keni kthyer shpresën dhe gëzimin në çdo familje. Ju jeni gjenerata jonë më e suksesshme dhe duhet të jeni krenarë për mënyrën se si promovoni vendin dhe futbollin tonë. Triumfi dhe kualifikimi në finale është dëshmi se edhe një vend i vogël si Maqedonia mund të arrijë një hap pranë rezultatit historik dhe për këtë bashkarisht duhet të vazhdojmë drejt qëllimit të njejtë dhe të tregojmë se ëndërat mund të bëhen realitet me shumë mund dhe përkushtim