Sejdini është rizgjedhur kryetar i Gjykatës Administrative


Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor e ka zgjedhur për kryetar të Gjykatës Administrative, kryetarin e deritanishëm Burim Sejdinin.Sejdini udhëhoqi me këtë gjykatë prej vitit 2017-të deri në vitin 2021.

“Gjatë zgjedhjes së tij është theksuar profesionaliteti i tij, organizimi, përvoja dhe rezultatet që i ka arritur”, thuhet në kumtesë.

Në seancën e Këshillit Gjyqësor janë caktuar edhe disa ushtrues detyre për kryetar të gjykatave themelore në Kumanovë, Resnjë dhe Tetovë, të cilët gjithashtu kanë qenë në pozita udhëheqëse.

“Snezhana Manev do të vazhdojë udhëheqë me Gjykatën e Kumanovës, Emel Kranli Ali, me Gjykatën e Resnjës, ndërkaq Hasan Asani me Gjykatën e Tetovës. Tre kryetarët janë caktuar si ushtrues detyre për shkak të vazhdimësisë së punës në gjykata, a në funksion do të mbeten një periudhë të caktuar, deri në zgjedhjen zyrtare të kryetarëve”, theksojnë nga Këshilli Gjyqësor.