Pasi u anulua sërish seanca për Spitalin Modular në Tetovë, familjarët e viktimave thonë se kanë humbur durimin, ndërkohë që kërkojnë që sa më shpejt rasti të ketë epilog, përcjell TV21.
Familjari Mumin Ismaili tha se secila seancë që mbahet, për familjarët e viktimave sjell dhimbje por siç tha, është edhe e lodhshme.