Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 55-të ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve.
Seanca për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Deputetët do t’ju parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave sipas praktikës së zakonshme. Të parët për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve janë deputetët e partive opozitare.