Seancë konstituive të Kuvendit më së voni për 20 ditë, duhet ta konvokojë Xhaferi


Më së voni 20 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve duhet të mbahet seancë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa seancën e konvokon kryetari i përbërjes së mëparshme, në këtë rast Talat Xhaferi. Kuvendin do ta përbëjnë 120 deputetë, të cilët i përfaqësojnë qytetarët dhe vendosin sipas bindjes së tyre.

Sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjedhen për katër vjet. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi dhe fillon që nga seanca konstituive e Kuvendit. Kuvendi i porsazgjedhur takohet në seancë konstituive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme.