Seancë e qeverisë për masa të reja lidhur me Kovid-19

Qeveria pasditen e sotme do të zhvillojë seancë në orën 17:00.

Më pas do të dilet me kumtesë mbi konkluzionet e seancës së qeverisë e cila shqyrton vendimet dhe masat në lidhje me gjendjen e koronavirusit.

Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski sot njoftoi se me propozimin e Doganave dhe Ministrisë së Ekonomisë, qeveria do të marrë vendim për masat autonome për lirimin nga detyrimet doganore për lëndë të parë dhe për pajisjet për qëllime mjekësore. Nga lirimi prej pagesave doganore duhet të përjashtohen mjetet e dezinfektimit, maska ​​mbrojtëse dhe doreza, syzet, pajisjet mjekësore.