Seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Tetovës. Ndahen 1 milion denarë për popullin turk dhe sirian


Këshilli i komunës së Tetovës sot ka mbajtur seancë në të cilën është vendosur që të dërgohen 1 milion denarë për popullin turk dhe sirian pas tërmetit shkatërrues, shkruan SHENJA.
“Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, këshilli i komunës së Tetovës ndau mjete në vlerë prej 1 milion denarë në këto ditë të vështira për popullin turk dhe sirian. Gjithashtu, u votua edhe propozim vendimin për formimin e Komisionit për përcjelljen e procedurës për grumbullimin dhe dorëzimin e ndihmës për vendet e përfshira nga tërmeti.

Do formohen pika grumbullimi, ku qytetarët sipas vullnetit dhe mundësive do mund të ndihmojnë qytetarët turk dhe sirian me veshmbathje dhe gjësende të ndryshme.

Po ashtu, së shpejti do hapet edhe një xhirollogari e veçantë, ku qytetarët të cilët kanë mundësi mund të ndihmojnë me mjete financiare.
Turqia dhe Siria kanë nevojë për të gjithë ne!”, thuhet nw njoftimin e komunës.