Seanca të reja për lëndët “Tarifa” dhe “Titanik”


Sot në Gjykatën Penale do të ulen ish-menaxheri i përgjithshëm i AD “ELEM” Dejan Boskovski dhe dy persona të tjerë të akuzuar në rastin “Tarifa” për blerje të paligjshëm të një sistemi softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë katër milionë euro.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të pandehurit, për mos kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, mundësuan personin juridik – konzorciumi, i cili më vonë mori tenderin, të kualifikohej në fazën e dytë të negociatave gjatë prokurimit publik, edhe pse nuk ishte dorëzuar asnjë dokumentet e plota.

Gjithashtu në Gjykatën Penale sit do të mbahet seancë edhe për lëndën “Titanik”.

Në lëndën Titanik të akuzuarit dyshohen për shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe shpërdorimin e fondeve për financimin e fushatës zgjedhore gjatë kampanjës zgjedhore të vitit 2012.