Seanca për regjistrimin do të mbahet në ora 15:00

Komisioni juridik-ligjvënës ka mbaruar mbledhjen, në kuadër të së cilës ka shqyrtuar raportin e Komisionit për çështje evropiane për ligjin për regjistrim dhe për Kodin Zgjedhor.
Siç paralajmëroi kryeparlamentari Talat Xhaferi, pas kësaj pritet të caktohet edhe seanca plenare.

Seanca plenare për të dy ligjet është caktuar për në ora 15:00.
“Seanca e 38-të do të vazhdojë sot, 02.04.2021, në ora 15:00”, njoftuan nga Kuvendi.
Ndryshimet ligjore parashohin shtyrjen e regjistrimit për në muajin shtator dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale për në muajin tetor.