Seanca konstitutive e Kuvendit, votohet Komisioni Verifikues


Me 115 vota “për”, 2 të përmbajtur dhe asnjë votë “kundër” nga gjithsej 117 deputetë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit është votuar Komisioni për verifikimin e mandateve. Kryetare e Komisioni Verifikues  është zgjedhur Jagoda Shahparska, anëtarë tjerë të Komisionit janë  deputetët, Izet Mexhiti,  Blagica Lashkovska,  Sonja Mirakovska dhe  Sadije Sadiki Shaqiri. Kuvendi për momentin është në pauzë pasi rrjedh puna e Komisionit verifikues, seanca vazhdon në ora 13:30.