Së shpejti mund të dyfishohet çmimi i cigareve në Zvicër


Shoqata Zvicerane për Kontrollin e Duhanit po bën thirrje për një rritje të taksave për cigaret – 14 franga, krahasuar me 8 që janë aktualisht – si një mënyrë për të parandaluar njerëzit nga pirja e duhanit.
Sipas planit, çmimi i paketës më të lirë do të rritet nga 5.50 franga, në 10.20 franga.

“Krahasuar me nivelin e pagave dhe kostove në Zvicër, 5,50 franga për një paketë cigare është shumë e lirë”, tha Wolfgang Kweitel, kreu i marrëdhënieve publike në grupin kundër duhanit.
Rritja e çmimit shkakton ulje të numrit të duhanpirësve, sipas studimeve, tha ai.
Propozimi mbështetet nga grupe të tjera zvicerane kundër duhanit, duke përfshirë Ligën e Mushkërive, Ligën kundër kancerit, si dhe FMH, organizata ombrellë për mjekët. /Albinfo.ch