Se lënë të kthehet e as nuk i japin pagat/ Bariu nga Shqipëria: Më mbajnë peng në Gostivar

Por pavarësisht përpjekjeve në katër vite në Toplicë të Gostivarit, jo vetëm që nuk ka marrë pagesën por dhe shpresat i ka të pakta.
“Kam 5 muaj, nuk më kanë dhënë rrogë.”

Në janar u rinis sërish në Gostivar, ku punoi si bari, por jo vetëm që pagën e munguar nuk e ka marrë, por këtë herë shprehet se as nuk e lejojnë të kthehet në banesën e tij në Xhyrë të Librazhdit.
“U thuaj vëllezërve të vijnë dhe të më marrin se nuk më lë të iki, po më mban peng”.

Familjarët e tij konfirmojnë humbjen e kontakteve, dhe historinë e Xhevahir Hoxhës.
“Ka katër muaj që ka ikur që të marrë lekët tani e mban peng.”
Vëllai i tij thotë se nuk e ka bërë ende denoncimin në polici, ndërsa shprehet se nuk di si të zgjidhë këtë situatë.
“Nuk di çfarë të bëj. Ka ikur në janar, tani është muaji i pestë, katër muaj. Nuk kemi komunikuar fare.”