“S’di çka thonë jashtë, vetë e kam përkrahur Borën dhe Donaldin”

Ka disa ditë që Beatrix po shprehet e shqetësuar për marrëdhënien e saj me Donaldin, duke ditur historinë që ky i fundit ka pasur me Bora Zemanin.

Pas disa ditësh duke thënë se ndihet në siklet për krejt këtë ngjarje, Beatrix sot është shfaqur e shqetësuar edhe për komentet që bëhen në rrjete sociale, duke ditur se ka qenë vetë ajo e cila ka përkrahur çiftin Bora-Donald.

“Nuk e di çka mund të thonë jashtë.

Ka njerëz që e shohin ndryshe, shkrujnë ndryshe, se edhe situata qysh ka qenë.

Unë vetë i kam mbështetur kur kam qenë jashtë të dy, më kanë pëlqyer.

Se di, s’kam bërë kurrë asgjë, që t’i afrohem ose ta ngacmoj”, tha Beatrix në një bisedë me Arjolën.