Scholz: Kurti na premtoi se do ta themelojë Asociacionin


Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë të premten, pas përfundimit të samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel se, në takimin që ka pasur me Kryeministrin e Kosoëvs, Albin Kurti, së bashku me liderët e tjerë evropianë, Kurti i ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne kemi bërë përparime në këtë çështje shqetësuese, nuk mendoj aspak si ju”, tha Scholz, duku iu përgjigjur kështu gazetarit të agjencisë së lajmeve “Reuters”, i cili i konsideroi si të dështuara bisedimet e liderëve evropianë me Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Po ta vlerësoni politikisht, edhe ju do të jeni në një mendje mua”, theksoi kancelari gjerman.

Scholz bëri me dije se, si nga Kurti, ashtu edhe nga Vuçiç, kanë marrë premtime se do ta zbatojnë Marrëveshjen Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, 18 mars), duke shtuar se nga Kurti “kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin”.

“Kjo na është thënë qartë”, pohoi.