Schieder: Përfaqësuesit e Maqedonisë, pjesëmarrës në Konferencën për ardhmërinë e Evropës


Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder pas përfundimit të bisedimeve Zhan Mone tre, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvendin e Maqedonisës ë Veriut theksoi janë siguruar se reformat në Kuvend do të vazhdojnë. Ai theksoi se Parlamenti Evropian do të vazhdojë mbështetjen e anëtarësimit të vendit në BE, duke shtuar se parashohin që më më 9 maj, anëtarë të Kuvendit të Maqedonisë të marrin pjesë në Konferencën për ardhmërinë e Evropës.

“Mendoj se mund të përmbledhim dy ditët në një mënyrë tejet pozitive, kemi përfunduar punën që deshëm ta kryejmë, respektivisht gjetjen e rregullave të reja për Kuvendin. Deshëm të sigurohemi se përbërja e re parlamentare do të punojë në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase. Jemi dakorduar që të reformojmë rregullat e procedurës dhe këtë do ta kalojmë tek përbërja e re parlamentare sa më parë që të jetë e mundur. Do të vendosim së shpejti që në Konferencën për ripërtëritjen e Evropës, që do të fillojë më 9 maj gjithashtu duam të përfshijmë anëtarë të parlamenteve të vendeve të ardhshme të BE-së, kjo do të thotë që do të ketë edhe anëtarë nga Kuvendi juaj. Parlamentarët nuk janë të ndarë vetëm në pushtet dhe opozitë, ata kanë për detyrë të punojnë. Mendoj se është mirë të përfshihen deputetët tuaj në reformimin e ardhshëm të BE-së”, tha mes tjerash Schieder.