Sasho Mijallkov është bërë shofer i burgut të Strugës

Ish kreu DSK-së, Sasho Mijallkov në burgun e Strugës është punësuar si “shofer për nevojat e burgut”, shkruan IRL. Tashmë 11 muaj Mijallkov është i burgosur në Strugë. Ai vjet në gusht filloi ta mbajë dënimin me burg prej tre vjetësh për rastin “Perandoria”. Sasho Mijallkov vendosi të mos punojë, por ka shprehur dëshirë të ndihmojë në aktivitetet e përditshme të burgut në pozicionin e shoferit.

Sasho Mijallkov ende e mban dënimin me burg në institucionin në fjalë, por i njëjti nuk është angazhuar si i punësuar jashtë institucionit, por është angazhuar nga ana e institucioni ndëshkues-korrigjues për nevojat e saj si shofer, detyrë pune e cila edhe në shtëpitë tjera ndëshkuese-korrigjuese varet nga nevojat, mund t’u ndahet personave të dënuar të cilët kanë trajtim të hapur në procesin e risocializimit”, thanë për IRL nga Burgu i Strugës.