SASHK: “Vazhdon greva në shkolla dhe kopshte”

Jakim Nedellkov kryetari Sindikatës për Kulturë Arsim dhe Shkencë deklaroi se greva vazhdon deri atëherë kur të arrijnë një marrëveshje me organet kompetente. Greva do të vazhdojë derisa të biem dakord për çështjet e diskutueshme dhe të nënshkruajmë një marrëveshje për të njejtat deklaroi Nedellkov

SASHK thotë se nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e procesit arsimor, duke qenë se i kanë njoftuar autoritetet për vendimin për grevë dhe kërkesat. Sa i përket rritjes, ai tha se me faktin se Qeveria vendosi me buxhetin suplementar të sigurojë para për paga 10% më të larta, e konkretizoi ofertën dhe nuk la vend për negociata shtesë.