SASHK-u kërkon fillimin e negociatave për Marrëveshjen kolektive

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) kërkon nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) që menjëherë të fillojnë negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik.

SASHK në letrën dërguar ministres Rashela Mizrahi thotë se është e papranueshme MPPS në vazhdimësi ta shmang këtë çështje vitet e fundit.

“SASHK beson se çështjet e përbashkëta në sektorin publik duhet të rregullohen ose rirregullohen me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe të përfshihen të gjithë punonjësit e sektorit publik. Përndryshe, nëse përfitimet e përgjithshme, të tilla si regresi i pushimit vjetor, K-15, ditët e lira të paguara, mëditjet e udhëtimeve të biznesit, etj. ato rregullohen me marrëveshjen kolektive të degëve, dhe veçanërisht nëse kjo sindikatë paraqet një përqindje shumë të vogël të punonjësve të sektorit publik, në këtë rast ka diskriminim të madh sepse fondet e buxhetit nuk shpenzohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Në këtë rast shteti si punëdhënësi më i madh, për disa do të jetë një “nënë” dhe për dikë një “njerkë”, thonë nga SASHK.

Në letrën deri te Mizrahi thonë se edhe pse janë të vetëdijshëm që ajo më së paku është fajtore, megjithatë presim prej saj si udhëheqëse e MPPS, në kuadër të kompetencave si ministre dhe si anëtare e Qeverisë, të ndërmarrin hapa për tejkalimin e situatave të tilla në sektorin publik.

“Punonjësit e arsimit, shkencës dhe kulturës nuk duan dhe nuk do të lejojnë të ndjehen të diskriminuar. Jemi të sigurt se edhe punonjësit e shëndetësisë, mbrojtjes, policisë dhe shërbimeve të tjera shtetërore dhe institucioneve publike do të kenë pjesëmarrje aktive dhe mbështetje për këtë të drejtë të përbashkët, të drejtën e negociatave kolektive, të drejtën e kthimit të të drejtave të humbura të punës. Përndryshe, do të detyrohemi të përdorim të gjitha fondet e disponueshme të sindikatës, duke mos përjashtuar ato më radikale, thuhet në letrën e SASHK të nënshkruar nga kryetari Jakim Nedellkov./Portalb