SASHK reagon ndaj mosplotësimit të marrëveshjes për rritjen e pagave në arsimin e lartë

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) sot shprehu pakënaqësi prej institucioneve të sistemit, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë ndikuar në mosplotësimin e marrëveshjes për rritjen e pagave për 10 për qind në institucionet e larta arsimore, duke filluar që me pagën e janarit.

“Është i parëndësishëm fakti se Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhej ta realizojë rritjen e dakorduar të pagave për 10 për qind nga janari 2020. Nëse kjo rritje e dakorduar nuk ka mundur të realizohet për shkak të pengesave ligjore apo të tjera, MASH duhej fillimisht të bisedojë dhe të gjejë zgjidhjes së bashku me SASHK, si dakordues me MASH, por, para së gjithash edhe për shkak të reprezentativitetit të dëshmuar në nivel kombëtar, në arsim. Në kundërshtim me këtë, MASH kërkoi “zgjidhje” me rektorët e universiteteve shtetërore, me ç’rast gjetën “zgjidhje” në kuadër të universiteteve të iniciojnë formimin e sindikatës së re universitare, i cili do të ishte reprezentativ. Me këtë, mund të nënshkruajnë marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit, që do të përmbante një nen, ndërsa ai do të ishte vetëm për rritjen e pagave prej 10 për qind”, thekson SASHK në kumtesë.

Sipas Sindikatës, kjo është e palejueshme dhe krijon probleme të reja gjegjësisht e hap mundësinë që punëdhënësit kur të duan të mund të formojnë organizata sindikaliste, ndërsa kur nuk do të ketë nevojë do t’i shuajnë. Këto veprime, vlerësojnë nga SASHK, janë në kundërshtim me legjislaturën kombëtare dhe me konventat ndërkombëtare.

Mosrealizimi i rritjes tashmë të paralajmëruar i pagave, thonë nga SASHK, e prish marrëdhënien e shkëlqyer partnere të cilën deri më tani e kanë pasur me Ministrinë resore. Sot. siç theksojnë, janë të ballafaquar me pasigurinë e sjelljes së vendimit ligjor me të cilin duhet të mundësohet rritja e premtuar për shkak të shpërndarjes së Parlamentit.