Sarandë/ Gjendet koka e një njeriu të groposur në afërsi të fshatit Xarrë, dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit

Sarandë – Policia ka zbuluar pjesë trupi njeriu, në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol. Trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshimet kryesore se mund të kemi të bëjmë me pjesë trupi të Fatmir Sulovarit apo Leonard Thodhorit, që rezultojnë të zhdukur prej 7 prillit 2023.
Mësohet se pjesa e gjetur është koka e një njeriu, e cila ka ende inde të buta dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.

Ka qenë një informacion i marrë nga Policia ajo që bëri të mundur zbulimin e kokës së groposur.
Policia ka rrethuar zonën dhe ditën e nesërme pritet të rifillojnë përsëri kërkimet.
Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë.