Dje policia në Shkup ka arrestuar 20 vjeçarin J.I dhe 23 vjeçarin F.I, të dy nga fshati Gllumovë e Shkupit, Saraj.
Ato në ora 14:10 janë kapur duke vjedhur mjete ndërtimore, në pronësi të dy personave juridik të cilët kanë kryer aktivitete ndërtimore në Matkë të Epërme.
Ato janë dërguar në stacionin policor dhe është realizuar bisedë zyrtare, ndërsa pajisjet e vjedhura i janë kthyer të dëmtuarve. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.