Sara dhe Geliani u ballafaquan për herë të parë me njëri-tjetrin pas situatave të ndërlikuara mes tyre. Duke qenë se Sara është shfaqur shumë afër me Atdheun këto kohë, ajo vendosi të tërhiqte deklaratën për Gelianin. Të njëjtën gjë bëri edhe ky i fundit në lidhje me Sarën.
“Edhe unë e tërheq deklaratën për Gelianin dhe e them me shumë bindje këtë gjë. Mbase ndonjëherë nuk duhet të marrim vendime të nxituara dhe unë thyej rekord për marrje vendimesh”, tha Sara.
Gjithashtu ajo i kërkoi falje Gelianit për veprimet që ka bërë.
“Gelian të kërkoj falje nëse të kam prekur dhe je ndjerë e ofenduar nga veprimet e mia, kështu që dhe unë jam ndjerë e ofenduar nga veprimet e tua dhe jemi në të njëjtën situatë”, u shpreh Sara.
Në fund ajo pati një takim 4 minuta me Atdheun dhe të dy morën një vendim të papritur që i habiti të gjithë.
Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë.
“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.
Dhe Sara ju përgjigj me një puthje në buzë.
Ky vendim i dyshes i surprizoi të gjithë, duke qenë se ata kanë pasur herë pas here përballje të forta mes tyre.
Megjithatë Sara u shpreh e lumtur për këtë gjë dhe tha se po del nga emisioni me njeriun që vërtetë ka dashur që në fillim.
“Unë jam pak egoiste, por tani e kam ndjerë me shpirt këtë gjë që bëra dhe jam shumë e lumtur. Po dal nga ky emision me njeriun që vërtetë kam dashur të dal dhe në fakt nuk e prisja me gjithë situatat që kanë ndodhur mes nesh, por fatmirësisht i kaluam”, tha Sara.
Ndërsa Antonela që riktheu Atdheun në emision, e cilësoi gjithë këtë situatë si një aktrim.