Sapo lind fëmijën, vdes nëna e infektuar me koronavirus, mjekët tronditen dhe përloten

Një nënë vdiq në Spitalin Whitington, në Archëay, në Londrën e Veriut, pas lindjes së fëmijës, i cili ka mbijetuar.

Nuk dihet nëse gruaja kishte ndonjë çështje themelore shëndetësore prandaj është nisur dhe një hetim për vdekjen e saj.

Thuhet se personeli i spitalit ishte plotësisht i tronditur dhe në lot pas vdekjes së saj.

Një burim tha për The Sun: Ekziston një ndjenjë e madhe mosbesimi ndaj padrejtësisë së kësaj vdekjeje shkatërrimtare. Mjekë dhe infermierët ishin në lot. Ngushëllimi i vetëm është që foshnja i mbijetoi.

Familja e gruas ka mbetur e shkatërruar nga nga vdekja e saj. Foshnja e saj e ka gjendjen e stabilizuar dhe nuk mendohet të jetë prekur nga koronavirusi.