Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme në Pesaro të Italisë.
18-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi ka përplasur motorin pas shtyllës.
Ai është Rusjon Kercuku ndërsa nga mediat vendase bëhet e ditur se i riu lindi dhe u rrit në Itali.
I riu punonte kamarier në një hotel në Cattolica dhe në momentin kur ka ndodhur aksidenti fatal ishte duke u kthyer nga puna.
Ai mori plagë të rënda në kokë të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Kercuku ishte student i vitit të katërt në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia ndërsa prej disa muajsh kishte bërë 18 vjeç.