Sapo ka mbushur 104 vjeç, Kathleen: Pi birra dhe mos u marto!

Ka lindur më 2 Tetor të 1919-ës, Kathleen Hemmings nga Sandfields të Britanisë së Madhe tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj.

104 vite jetë, ajo ia atribuon faktit që s’është martuar kurrë. Kathleen është rritur në Brixton dhe ka punuar shumë vite si kontabiliste. Periudhën e Luftës së Dytë Botërore ajo e kaloi në Londër e më pas në 1965-ën u zhvendos me mamanë dhe vëllain e saj në Cheltenham.

Përpos punës, ajo ka qenë gjithnjë mjaft energjike. Sot e kësaj dite ajo i kalon mbrëmjet duke kërcyer ose duke ndjekur shfaqje baleti dhe opera.

Por cili është sekreti i një jete kaq të gjatë? Epo, Kathleen e ka ndarë atë në vetëm pesë fjalë: Pi birra dhe mos u marto!”

Ditëlindja e saj këtë herë u organizua nga familja, një festë madhështore që i përshtatej më së miri numrit të viteve. Kathleen u shpreh se ka pasur një ditë të mrekullueshme duke e cilësuar një “ditëlindje historike”./tvklan.al