Gjatë ditës së djeshme në kuadër të aksioneve përforcuara policore të MPB-së në fushën e komunikacionit, vetëm në territorin e komunës së Sarajit janë shqiptuar 122 sanksione, prej të cilëve për vozitje pa leje janë dënuar 20 persona, ndërsa 37 për makina të paregjistruara dhe ose teknikisht jo në rregull.
Nga MPB informojnë se kontrollet e shpeshtuara do të vazhdojnë edhe në ditët nqë vazhdim dhe apelojnë deri tek qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për shkak rritjes së sigurisë në komunikacion.