Roman Abramovich heq dorë nga administrimi i Chelsea-s. Manjati rus, i cili është bërë pronar i klubit londinez thuasje dy dekada më parë, nuk do të merret më çështjet e klubit. Kompetencat e vendimmarrjes, 56-vjeçari ia ka dorëzuar Fondit të Bamirësisë së Chelsea-s. Ky vendim, vjen pas sanksioneve të vendosura nga autoritet britanike ndaj oligarkëve rusë, të afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Deklarata e Abramovichit në faqen e klubit:
“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea-t, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona. Gjithmonë kam marrë vendime në interesin më të mirë të Klubit dhe me zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea-t administrimin e klubit. Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve.”