Samsung ndalon shitjet në Rusi

Samsung ka njoftuar se po pezullon dërgesat e produkteve në Rusi, pas pushtimit të Ukrainës, raportoi Bloomberg.

Në një deklaratë dërguar mediave, kompania thotë: “Ne vazhdojmë të monitorojmë në mënyrë aktive këtë situatë komplekse për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”.

Firma jug-koreane po i bashkohet kompanive të tjera të mëdha si Apple, Nike dhe IKEA duke ndaluar shitjet dhe shërbimet në Rusi.

Një burim i tha Bloomberg se kjo do të prekë të gjitha produktet e Samsung, nga çipat tek telefonat e avancuar dhe pajisjet elektronike të konsumit.

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe prioriteti ynë është garantojmë sigurinë e të gjithë punonjësve tanë dhe familjeve të tyre”, thuhet në deklaratë.