Samka Ibrahimovski denoncohet në polici se ka kërcënuar një gjyqtare


Samka Ibrahimovski ka kërcënuar me jetë gjyqtarët kushtetues pasi ata lejuan përmbaruesit të vazhdojnë të mbledhin borxhet. Kërcënimet i ka dërguar përmes Facebook-ut. Ibrahimovski tashmë ka marrë thirrje për të shkuar në polici. Ai mohon që shkrimet kundër gjyqtares Ana Pavllovska Daneva janë kërcënime për jetën e saj.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë se personalisht kryetari Darko Kostadinovski i ka raportuar kërcënimet dhe, siç informojnë nga shërbimi për shtyp, ato ishin të lidhura me një çështje konkrete që po trajtonte Gjykata Kushtetuese. Pavllovska Daneva thotë se sulmet dhe kërcënimet janë presion ndaj pavarësisë dhe integritetit të gjykatës.

“Një ish-deputet dhe kryetar i një partie të vogël politike, i pakënaqur nga një vendim i marrë nga Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të vazhdueshme poston kërcënime dhe fyerje ndaj gjyqtarëve përmes rrjeteve sociale, duke përmendur emrin tim, duke paralajmëruar vrasje dhe veprime të tjera të paligjshme,” thotë Ana Pavllovska Daneva, Gjyqtare Kushtetuese.

Ndërkohë, Ibrahimovski edhe sot ka vazhduar me kritikat në Facebook kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në videot dhe shkrimet e tij shpesh përmend emrin e Pavllovska Danevës.