Samiti në Tiranë, zv/kryeministrit të Kosovës i refuzohet pjesëmarrja nga Rama

Takimi i mbajtur ditën e sotme në Tiranë për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mesa duket do të bëhet pa praninë e Kosovës në tryezë. Kjo pasi kryeministri Albin Kurti ka vendosur që të marrë pjesë ditën e sotme në një sumpozium që po mbahet në Greqi.

Por megjithatë Kurti konfimroi pjesëmarrjen e Kosovës në takimin në Tiranë me anë të zv/kryeministrit Besnik Bislimi. Por as Bislimi nuk do të mundet të marrë pjesë, pasi është refuzuar për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm për takimin e sotëm.

Ndërkohë që do të marrë pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Borjana Kristo Bosnjë&Hercegovinës Nermin Nikshiç si dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.