Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve të lëvizin me biçikleta

Erion Veliaj ka postuar disa foto nga xhiro nëpër kryeqytet me biçikletë, si një mesazh për qytetarët që kanë makina se është më mirë të përdorin biçikletën se sa automjetet.

Ndërkohë kjo e hënë do të jetë një ditë dhe datë ndryshe për kryeqytetin, sepse Tirana do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit.

Tirana është gati për këtë ngjarje të madhe, pastërtia e qytetit, kurimi i lulishteve në çdo kënd të saj ka qenë në fokusin e punës së Bashkisë së Tiranës.

MASAT E POLICISË DHE RRUGËT E BLLOKUARA NË KRYEQYTET:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”; Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”; Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC; Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Ukraina e lirë”.