Sam Smith shpreh dëshirën për tu bërë një mami


Sam Smith ka zbuluar së fundmi dëshirën e tij për t’u bërë me fëmijë.

Këngëtari 28-vjeçar është shprehur në një intervistë se ka shumë dëshirë të krijojë një familje brenda moshës 35-vjeçare dhe t’i shikojë fëmijët e tij duke u rritur. Por ai shtoi se si fillim duhet të gjejë një partner, por është shumë e vështirë të njihesh me dike në Londër.

“Unë dua fëmijë. Dua të kem fëmijë. Dua të jem me fëmijët dhe dua t’i shohë duke u rritur dhe të jem me ta çdo ditë. Dua të bëhem mami.Në një moment do e realizoj këtë gjë por kam shumë gjëra për të rregulluar tek vetja. Kam ende ambicie“, ka thënë Sam.

Ai është shprehur se shpreson shumë që të gjejë së shpejti një të dashur sepse ka 3 vite që po kërkon. Muaj më parë këngëtari tha se i përket gjinisë jo binare dhe se dëshiron t’i drejtohen me “ata” dhe jo si “ai”.