Salo Boden dhe Gipspunuesi Zimberi nën “ethe” të ndeshjeve të sotme: “Ëndërrojmë finalen në një referim korrekt” (FOTO)

Sonte zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të turneut të parë në futboll të vogël Arena Cup në qendrën sportive Arena Sport në fshatin Hotël të komunës së Likovës.
Salo Boden nga fshati Opajë do të përballet kundër KF Usejdi me fillim prej orës 20:00, ndërsa një orë më vonë na pret ballafaqimi mes Gipspunuesi Zimberi nga fshati Rramali ndaj Kafe Kushtrimi nga fshati Sllupcan.

Salo Boden dhe Gipspunuesi Zimberi deri tani kanë treguar paraqitje fantastike në këtë edicion të parë të Arena Cup, duke eliminuar ekipe të fuqishme në turne, andaj pritet që edhe sonte të ofrojnë ndeshje shumë të mira dhe interesante. Ç’është e verteta të dyja ekipet kanë fituar edhe simpatinë e publikut të shumtë në tribunat këtij objekti modern sportiv për lojën e tyre të bukur dhe korrekte.

Ekipi i Salo Boden – Opajë

Gipspunuesi Zimberi-Rramali

Dy pronarët e ekipeve Sevdail Neziri (Salo Boden) dhe Qazim Zimberi (Gipspunuesi Zimberi) me emocione të mëdha po i presin ndeshjet e tyre. Ata dy ëndërrojnë finalen e tyre të parë në një turne futbolli të vogël, por kanë një porosi.

“Mezi jemi duke i pritur ndeshjet. Për ne të dy arritja e ekipeve në këtë fazë është një sukses i madh. Është normale që dëshirojmë të kualifikohemi në finalen e madhe, por vetëm nëse e meritojmë. Ne mendojmë se kemi kualitet për të arritur deri te finalja e shumëdëshiruar, por kjo duam të vijë pas një loje të bukur dhe me referim korrekt. Mesazhi ynë deri të organizatori dhe referët është që të ketë gjykim të drejtë në terren. Duam vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër. Kush të jetë më i miri do t’ia shtrijmë dorën. Nëse dy ekipet tona arrijnë në finale, atëherë na pret një spektakëi i madh futbolli ”, deklaruan njëzëri Qazim Zimberi dhe Sevdail Neziri, të cilët i uruan suksese njëri-tjetrit.