KSHZ-ja do të shfrytëzojë hapësira sa më të gjëra që të mund të shmanget rreziku nga shpërndara e virusit, si për votuesit ashtu edhe për zbatuesit e zgjedhjeve dhe vëzhguesit. Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski deklaroi se janë duke u bërë përgatitjet.
“Të gjitha vendvotimet do të jenë me metër katror të mjaftueshëm që të mund të votohet me siguri, me dritare që të mund të jenë të hapura gjithë ditën për ajrosje dhe të sigurohet distancë mes pjesëmarrësve në këshillat zgjedhor dhe vëzhguesve të procesin dhe të mbahet rregull. Hapësirat do të jenë gjithkund në përdhes, do të shfrytëzohen të gjitha sallat sportive, do të shfrytëzohen edhe korridoret nëpër shkolla pasi pjesa më e madhe e vendvotimeve janë në shkolla, që të mundësojmë në hapësirë sa më të hapur të zhvillohet votimi”-tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.
Derkovski tha se brenda dy ditëve presin edhe protokollin nga autoritetet e shëndetësisë, për mbrojtje gjatë votimit, udhëzimet e të cilit do t’i shndërrojnë në akte nën-ligjore. MPB-ja ka shfrytëzuar afatin dhe ka dorëzuar në KSHZ të dhënat e përditësuara të votuesve për listën zgjedhore. Ndërkohë, partitë politikë deklaruan se do t’u shmangen tubimeve masive, ndërsa fushatën më tepër do e udhëheqin në media dhe rrjetet sociale. Këtë zotim ata e bënë gjatë nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhje të drejta dhe demokratike nga gjithsej 15 parti politike dhe koalicione pjesëmarrëse në zgjedhje./Mefail Ismaili