Saliu: “Të reduktohen partitë shqiptare.Po tregtojnë me votat e shqiptarëve për interes pushteti me partitë maqedonase”


Gazetari Urim Saliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ndarjet e thella që janë në spektrin politik shqiptarë si the kundërthëniet e shumta midis tyre.
Sipas Saliut në terrenin e vështirë shqiptarë partitë politike po bëjnë një luftë të pakompromis për ta eliminuar politikisht njëra-tjetrën që të mund të bëhen më pas vetë pjesë e ekzekutivit.

“Tashmë ne kemi një BDI që rri gjithmonë në Qeveri dhe kemi poashtu një dyzinë partiçkash që në momente dhe rrethana të caktuara i bashkangjiten asaj në Qeveri” është shprehur Saliu në një postim në rrjetin social facebook.
Sipas tij tashmë është koha që ti reduktojmë partitë që rrijnë në korridoret e partive maqedonase dhe bëjnë tregëti me votat shqiptare. Marrin deputetë në emër të opozitës fallso dhe më pas i ke në pushtet.
Ai poashtu ka thënë se nuk duhet lejuar më as koalicionet mes partive shqiptare sepse u japim disave jetë politike