Saliu: Nuk do të premtojmë gjëra të reja pa i forcuar ato ekzistuese

Bekim Saliu kandidat për kryetar të komunës së Kumanovës, nga koalicioni ASH/Alternativa, ka thënë në Magazina Ekonomike, se ata si koalicion nuk do të bëjnë asgjë spektakolare siç po premtohet para fushatave, por kanë bërë mbledhjen e problemeve të qytetarëve dhe do të fokusohen në zgjidhjen e këtyre problemeve, transmeton Alsat.

“Do kujdesemi për një Kumanovë të pastër e të gjelbër, nuk do të lihen anash bizneset, do të kemi një zonë ekonomike të zhvilluar. Nuk do të premtojmë gjëra të reja pa i forcuar ato ekzistuese. Fokus e kemi arsimin më cilësorë dhe kushtet ndaj nxënësve”, u shpreh ai.