Salihu: “ Bilall Kasami i vetëm në frontin e opozitës ”

Bilall Kasami i vetëm në frontin e opozitës

Urim Salihu

Që nga themelimi ,Besën gjithnjë e ndalën përçarjet e brendshme nga prej ku lindi Alternativa sepse në zgjedhjet e para ajo doli si forca e dytë brenda një kohe të shkurtër akoma pa konsoliduar rradhët .
Ishte që në fillim një sfiduese kryesore e BDI-së dhe pas gjashtë vitesh në skenë kjo parti është poashtu në të njëjtin pozicion por tashmë e vetme kundër të gjithëve sepse është opozita e vërtetë dhe e vetme shqiptare .
E mira e gjithë këtij filtrimi politik është fakti se më në fund kemi dy tabore por e keqja mbetet rreshtimi i forcave shqiptare që nuk përbëjnë një front të përbashkët opozitarë.Rasti i fundit është ai i ASH që po shkon drejt pushtetit dhe po braktis frontin e opozitës.

Matematikat madje mund të ishin ndryshe që në 2017 -tën që nëse do kishte një koalicion parazgjedhorë mes LR-PDSH-së së atëhershme , tashmë Aleanca dhe Besa, do të kishte një përmbysje pushteti dhe jo grimca partishë që më shumë veshët i mbajnë se kush do ti ftojë në qeveri siç rëndom po ndodhë.

Më vonë me lindjen e Alternativës u bë një koalicion me Aleancën për Shqiptarët por mbeti jashta tyre Besa duke mos përbërë atë mozaikun e forcave opozitare së bashku në një front antiqeveritarë.

Lëvizjen Besa para zgjedhjeve e lanë të vetme si një “qengj”në mes të një mali të egër plot përbindësha.

Asaj i kishin mbetur të mendojë rrugët e mbijetesës në terrenin e përçarë politik shqiptar.Aq mundej të rezistonte si forcë politike sepse kishte dashur të ruajë opozitarizmin .Meqë gjithë janë me pushtetin e ke vështirë të mbijetosh si opozitë dhe aq më tepër kur të braktisin mbase me idenë të shuhesh .Besa e kishte patjetër të mendojë për një variant dhe mbase të shkuarit në një koalicion me një parti maqedone ishte herët për të ndodhur por ishte e patjetërsueshme siç ndodhi ai me LSDM-në.

Të qenurit në pushtet për një kohë të caktuar me LSDM dhe BDI arriti ta konsolidojë këtë parti aq sa rezultatet u panë menjëherë në zgjedhjet lokale duke marrë qytetin kryesorë atë të Tetovës që udhëhiqet nga vetë lideri Bilall Kasami të cilit i mbetet tashmë një përgjegjësi e madhe se si do ta drejtojë opozitën në këto momente kaq të rëndësishme.

Kur lulëzon ideja ,prit frutet e saj thotë një fjalë.
Edhe në politikë është kështu dhe sidomos tani që më në fund kemi dy tabore kristal të ndara.

Më në fund përveç pushtetit, kemi edhe frontin e opozitës që në këtë rast nëse do dijë ta shfrytëzojë,Kasami nuk do mbetet vetëm fituesi i Tetovës.
Por ai është një politikan i një gjenerate të re që duhet të bëjë kujdes më shumë se cilin ofron në partinë e tij dhe cilin të devotshëm largon.

Kasami tani është i vetëm në këtë rrugëtim politik me shpatat drejtuar kundër tij.

Ai tani ka përgjegjësinë e një fronti opozitarë që në demokraci ka shumë vlerë vetëm duhet të dish si të trasosh rrugën për te qëllimi – pushteti,por më parë duhet ta përmbysë pushtetin aktual që janë bërë një front.

Kasami duhet të zgjerohet me partinë e tij por me kujdesin e kurtheve sepse të infiltruarit që i bashkangjiten,më shumë mund ta dëmtojnë atë .
Pjesa tjetër i takon zgjerimit të partisë me gjithë strukturat në gjithë vendin.