Salihaj: Nëse Gjykata Speciale është e drejtë, do t’i dënojë Thaçin e Veselin

Dikur ndër figurat qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, i kishte shpëtuar një at*entati ndaj tij, në qershor të vitit 2000. Disa herë, ish-deputeti i LDK-së, ka thënë se ky a*tentat, u orkestrua nga Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës, i njohur si SHIK. E gjitha kjo, sipas Salihajt, u bë me miratimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Për të diskutuar për të gjitha këto, si dhe vetë krijimin e Gjykatës Speciale, Adem Salihaj, të enjten ishte mysafir në Frontal.

Ai ka deklaruar që në bu*rg ndodhen vetëm ata që e kryen ate*ntatin ndaj tij dhe jo ata që e kishin dhënë urdhrin.
“Gjykata Speciale ishte një e keqe e domosdoshme. Kishim mundësi ta formojmë vet, apo Këshilli i Sigurimit. Kjo gjykatë, e ka një konotacion që po gjykohet UÇK-ja, por kjo nuk është e vërtetë, sepse po gjykohen individët. Nuk është që këta individët s’kanë bërë kr*ime, sepse e di saktësisht që kanë bërë. Unë jam një vi*ktimë e disa njerëzve të tillë. Për mua janë gjykuar disa njerëz me bu*rg, sepse kanë tentuar të më vr*asin për qëllime politike, s’po them se këta janë të pafajshëm, por urdhërdhënësit janë në Hagë.” – deklaroi Salihaj.

I pyetur se kush janë ata që dhanë urdhër për vr*asjen e tij, Salihaj, tha se nuk ka kush të jetë tjetër, duke përmendur ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe SHIK-ut, Kadri Veseli.
“Mendoj se s’ka kush të jetë tjetër. Mendoj që Thaçi e Veseli, i din të gjithë urdhërdhënësit dhe vr*asësit. Nuk ka mundësi që një strukturë e tyre të bëjnë diçka që ata s’e lejojnë. Ata e dinë secilin rast se kush kënd e ka vr*arë dhe është bërë me miratimin e tyre”, tha ai.

I pyetur nësë Gjykata Speciale nuk do të ndikohet politikisht dhe do të gjykojë drejt, a do t’i dënojë për kr*ime krerët e UCK-së, Salihaj u përgjigj pozitivisht.
“Unë mendoj që po, për arsyen e thjehtë që nuk ka pasur kush tjetër t’i vr*asë veprimtarët e LDK-së. Nuk ka logjikë që Serbia t’i ketë veprimtarët e LDK-së pas luf*tës. Të gjitha shenjat të çojnë në drejtim të strukturave të SHIK-ut dhe PDK-së.”, deklaroi Salihaj në T7.
Salihaj po ashtu ka thënë se nuk ka njohuri që LDK ka bërë ndonjë denoncim në Gjykatën Speciale.